Ishte duke shijuar disa ditë relaksuese në Capri/ Grabitet rezidenca madhështore e Mariah Carey

Ishte duke shijuar disa ditë relaksuese në Capri/ Grabitet rezidenca madhështore e Mariah Carey

13:27, 15/08/2022

Shtëpia e  Mariah Carey është grabitur gjatë periudhës kur ajo ishte me pushimeve në Capri, Itali.

Diva 53-vjeçare thuhet se po relaksohej në një rezidencë prej 20 milionë dollarësh në, kur shtëpia e saj në Atlanta u grabit, ka konfirmuar policia për PageSix.

Autoritetet i thanë gazetës: “Ky është ende një hetim i hapur, informacioni mund të jetë i kufizuar.”

Image

Nuk dihet se çfarë është marrë nga prona e madhe, por krijuesja e hitit “Always Be My Baby” thuhet se e ka blerë rezidencën në nëntor 2021 për një vlerë prej 5.65 milionë dollarësh të raportuar.

Prona përshkruhet se ka nëntë dhoma gjumi shtëpi me 13 banjo dhe gjithashtu përmban një pishinë, fushë tenisi dhe shesh lojërash.

Image

Mariah – e cila ka binjakët 11-vjeçarë Moroçan dhe Monroe me ish-bashkëshortin Nick Cannon, por që është në lidhje me koreografin Bryan Tanaka që nga viti 2016 – mendohet se ka qenë me pushime kur ndodhi incidenti i supozuar teksa ka shfaqur dhe momente gjatë pushimeve  për fansat e saj në mediat sociale.Image

Image

Në atë kohë, ajo postoi një album me fotografi që tregonin këngëtaren duke u gëzuar në det dhe vendosi mbishkrimin: “Ciao Capri!”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco