Ja cilët ishin disa nga VIP-at që ndoqën 'Alpha Show' si publik

Ja cilët ishin disa nga VIP-at që ndoqën 'Alpha Show' si publik

12:49, 15/08/2022

Mbrëmë u mbajt koncerti “Alpha Show” organizuar nga Noizy, ku të ftuar ishin shumë artistë shqiptarë por edhe të huaj mjaft të famshëm.

Shumë fansa u mblodhën në skenën e madhe në sheshin “Nënë Tereza”, ku u dhurua një spektakël i vërtetë.

Performancat e këngëtarëve u pëlqyen dhe u duartrokitën nga fansat që ndodheshin në koncert.

Por kush ishin disa nga të ftuarit VIP në koncertin e Noizy-t?

Image

Ndër ta përmendim mikun e ngushtë të reperit, aktorin Blerim Destani, Jonida Maliqi, Ermal Mamaqi, Eva Murati, Estela Ujka apo edhe ish-konkurentja e Përputhen Ana Kauri.

Performanca mjaft të mira dhuruan në skenë edhe artistët si Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Kida edhe Stresi.

Një ndër momentet më kulminante nga koncerti ishte takimi i Noizy-t dhe Stresit të cilët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan në skenë.

Gjithashtu, “Semafori” i dy reperëve mjaft të njohur dhe të suksesshëm për publikun shqiptar, MC Kresha dhe Lyrical Son u këndua sërish, ku performanca e dyshes elektrizoi skenën.

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco