Victoria dhe David Beckham rrezikojnë burg! Shkak për këtë bëhet vajza e tyre

Victoria dhe David Beckham rrezikojnë burg! Shkak për këtë bëhet vajza e tyre

10:46, 15/08/2022

Pushimet luksoze të familjes Beckham në Florida mund të sjellin telashe të mëdha për çiftin Victoria dhe David.

Shkak për këtë është vajza e tyre e vogël Harper Beckham.

Image

Teksa dyshja e njohur po shijonte një pije në kuvertën e jahti luksoz me djalin e tyre, Romeo paparacët kanë fotografuar 11 vjeçaren duke ngarë një jet-ski.

Image

Ligjet e shtetit amerikan ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg.

Harper mbante veshur një jelek shpëtimi dhe ishte e shoqëruar nga një grua në moshë madhore.

Image

Pak më vonë, i njëjti jet-ski u përmbys me katër persona në bord. Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski.

Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha: “Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike. Është shumë e thjeshtë, ligji e ndalon”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco