'Llogaria ime është hakuar', Katie Price fshin postimin ku konfirmoi ndarjen nga Carl Woods

'Llogaria ime është hakuar', Katie Price fshin postimin ku konfirmoi ndarjen nga Carl Woods

10:27, 12/08/2022

Katie Price ka fshirë një postim që konfirmonte ndarjen nga i fejuari i saj, Carl Woods, duke pretenduar se llogaria e saj ishte hakuar dhe se ajo është ende në një lidhje me të.

Ish-modelja magjepsëse, 44 vjeçe, ia kishte dhënë lajmin e ndarjes një fansi përmes një komenti dhe tashmë të fshirë në TikTok, duke u përgjigjur ‘jo’ kur një fans e pyeti nëse ajo ishte ende me Carl, 33 vjeç.

Megjithatë, Katie më vonë postoi: ”Llogaria ime u hakua! Dua të konfirmoj se jam ende me të fejuarin tim Carl Woods”.

Komenti vjen pak ditë pasi partneri i saj bëri disa postime në Instagram ku tha se nuk ishin ndarë dhe që ai ishte ‘djali më i mirë që ka pasur ndonjëherë’.

Thashethemet për ndarjen u bënë pasi nëna e pesë fëmijëve njoftoi publikisht se romanca e tyre kishte mbaruar.

Katie fillimisht ndezi thashethemet e ndarjes kur u fotografua pa unazën e saj të fejesës në një foto familjare ku Carl mungonte.

Më pas u pretendua se ajo u ka thënë njerëzve se është beqare, teksa kjo bëri që të largohej për një kohë edhe nga rrjetet sociale.

Për ndarjen e supozuar me Woods, Katie u tha se refuzoi që t’ia jepte unazën e fejesës, që kishte vlerën e 59 mijë eurove.

Katie konfirmon se nuk u nda nga i fejuari

“Ajo ka paguar shumë pushime gjatë lidhjes dhe dëshiron të varet në unazë ashtu si të gjitha unazat e saj të vjetra të fejesës”.

“Ajo do të bëjë diçka tjetër në vlerë 50 mijë funte edhe pse kjo nuk është ajo që ka paguar Carl”, theksoi burimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco