Urimi i Travis Scott në ditëlindjen e 25-të të Kylie ishte më i ëmbli që kemi dëgjuar

Urimi i Travis Scott në ditëlindjen e 25-të të Kylie ishte më i ëmbli që kemi dëgjuar

17:41, 11/08/2022

Kylie Jenner mbushi plot 25 vite jete! Sigurisht që kjo nuk mund të anashkalohej në medit rozë të cilat ditën e djeshme mbushën protalet me fotot nga miliarderja më e re në moshë e cila përmes disa postimeve në profilin zyrtar të Instagramit ndau me ndjekësit disa nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e saj.

Image

Padyshim që nuk kishte as si të mungonte një urim nga partneri i saj Travis Scott i cili e ka uruar Kylie-n në mënyrën më origjinale të mundshme.

Postimi i parë i tij paraqiste një gjysmë portret të Kylie në diell dhe pa makeup teksa shkruante thjesht “Gëzuar”, i ndjekur nga një tjetër foto e Jenner-it mbi të cilën ai shkroi “F**kkkkking”, dhe më pas një video e saj duke ecur në një korridor me një fustan të verdhë, të cilit i shkruante “Ditëlindje, (emoji me zemër kafe).”

Image

Scott e ndoqi këtë varg postimesh me një fotografi tjetër gjatë asaj që duket të jetë një sesion fotografik, mbi të cilën ai shkroi thjesht “Ditëlindja” së bashku me disa emoji.

Image

Kjo u pasua nga një foto romantike e dyshes së tyre në një event publik ku Jenner shikon Scott-in teksa i puth dorën.

Image

“Kjo është ajo që unë dua tani,” shkroi Scott në foto. Postimet e ditëlindjes vijnë disa ditë pasi Jenner dhe vajza e tyre 4-vjeçare, Stormi Ëebster, ishin për të mbështetur Scott gjatë kthimit të tij të madh në Londër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco