Sot feston 25 vjetorin! Kylie Jenner ndër vite

Sot feston 25 vjetorin! Kylie Jenner ndër vite

12:26, 11/08/2022

Kylie Jenner feston sot 25 vjetorin e lindjes.

Ajo u prezantua si anëtarja më e re e klanit Kardashian-Jenner por sigurisht ka arritur që të krijojë emrin e saj që nga tetori 2007, kur “Keeping Up With the Kardashians” u shfaq premierë në E!.

 

Nuk njihet më thjesht si vajza e Kris dhe Caitlyn Jenner.

As si motra e vogël e Kourtney, Khloé, Kim dhe Kendall.

 

Kylie është një forcë serioze për t’u llogaritur më vete.

Në mars 2019, ajo u bë miliarderja më e re në botë falë sipërmarrjeve të suksesshme në kozmetikë, me Kylie Cosmetics dhe modë, me Kendall + Kylie.

 

Emri i saj u përforcua me serialin e saj spinoff në E!, “Life of Kylie”, dhe gjurmët e saj të pamohueshme në mediat sociale. 

Kylie mburrej me më shumë se 140 milionë ndjekës vetëm në Instagram në gusht 2019, dhe që nga korriku 2019, thuhet se merrte 1.2 milionë dollarë për postim.

 

Deri në gusht 2022, ajo kishte grumbulluar 365 milionë ndjekës në platformë.

Biznesmenja ka qëndruar në qendër të vëmendjes dhe me jetën personale.

 

Kylie bëri bujë për lidhjen që krijoi me reperin Tyga, me të cilin u takua nga viti 2015 deri në 2017-ën. Më pas, nisi të shoqërohej me Travis Scott.

Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Stormi Webster në shkurt 2018. Çifti vendosi që të ndahej në tetor 2019 por më vonë u rikthyen sërish. Ata njoftuan se do të bëheshin sërish prindër dy vjet më vonë. Në shkurt 2022, erdhi në jetë djali i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco