Kitaristi i njohur gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, dyshohet se u vra nga i biri

Kitaristi i njohur gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, dyshohet se u vra nga i biri

10:55, 11/08/2022

Kitaristi i njohur kanadez, Gord Lews, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Ontarios. Policia ka njoftuar se 65-vjeçari dyshohet se është vrarë nga djali i tij.

 

Gjithashtu bëhet e ditur se 41-vjeçari, Jonathan Lewis, ka përfunduar në pranga dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë. Ndërkohë Departamenti i Policisë vazhdon ta hetojë rastin.

 

Mediat e huaja shkruajë se trupi i të ndjerit ishte gjetur i dekompensuar në fundjavë. 

Në një konferencë për shtyp autoritetet kanë zbuluar se nuk janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

 

Lewis ka qenë bashkëthemelues i grupit ‘punk rock’, “Teenage Head”, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe bandi përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

Kitaristi e themeloi grupin “Teenage Head” në vitin 1975 së bashku me vokalistin dhe bateristin, Frankie Venom dhe këngëtarin Dave Desroches. 

Grupi performoi në gjithë Kanadanë para se të fitonte famë globale. “Let’s Shake” dhe “Some Kinda Fun”, janë hitet më të mëdha të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco