Zbulohet plani që Kanye West ka pas ndarjes së Kim Kardashian nga Pete Davidson

Zbulohet plani që Kanye West ka pas ndarjes së Kim Kardashian nga Pete Davidson

12:00, 10/08/2022

Reperi Kanye West, 45 vjeç, ishte i emocionuar kur dëgjoi lajmin për ndarjen e ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian, 41 vjeç, nga komediani Pete Davidson, 28 vjeç, pas 9 muajsh lidhje.

Sipas The Sun, reperi, i cili ka katër fëmijë me Kim, me të cilën ishte i martuar midis 2014 dhe 2021 – planifikon të shfrytëzojë rastin për të rifituar zemrën e saj dhe ta bindë atë të anulojë divorcin e tyre.

 

“Kjo ndarje po e bën Kanye-n të përpiqet edhe më shumë për ta rikthyer Kim-in dhe për ta bërë atë të anulojë divorcin”, tha një burim. 

“Ai i ka thënë Kimit për muaj të tërë se ajo dhe Pete nuk ishin të destinuar të qendronin bashkë.”

 

Që kur Kim dhe Pete njoftuan publikun për lidhjen e tyre në tetor 2021, Kanye West ka bërë një sërë deklaratash të bujshme duke kritikuar marrëdhënien e tyre.

“Ndërsa Kanye nuk është fansi më i madh i Pete, ai është fokusuar në intervistat e fundit për t’i treguar Kimit se ata ishin të pajtueshëm dhe se formonin një familje solide”, shtoi burimi.

 

Fundi i lidhjes mes Kim dhe Pete u njoftua të premten e kaluar, më 5 gusht, dhe lidhej me orarin e komplikuar të punës së dy yjeve, gjë që e bëri shumë të gjatë distancën mes të dashurve të dikurshëm, zbuloi Daily Mail.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco