Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ndahen vetëm tre javë pas martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ndahen vetëm tre javë pas martesës

12:41, 09/08/2022

Pasi kaluan muajin e mjaltit me familjen vetëm pak ditë më parë dhe pasi u martuan tre javë më parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë vendosur të kalojnë më pak kohë së bashku.

Ata besonin se kjo lëvizje do t’i sjellë dobi marrëdhënies së tyre në planin afatgjatë.

Sipas Hollywood Life, aktorët kanë arritur një konsensus për t’u ndarë disa ditë pasi kanë shijuar muajin e mjaltit në Evropë.

Arsyeja sipas mediave dhe çiftit është forcimi i lidhjes, meqë pavarësisht asaj që mund të mendoni, vendimi merret që magjia mes tyre të mos humbasë.

Duke qenë se të dy profesionet e tyre i detyrojnë të kalojnë periudha të ndara, JLo dhe Affleck kanë vendosur të distancohen në mënyrë që në këtë mënyrë t’i mungojë më shumë njëri-tjetri.

Ata nuk duan të lënë mënjanë karrierën e tyre në emër të dashurisë dhe besojnë se alternativa më e mirë është të vendosin një distance në mes.

“Ata gjithmonë flasin, dërgojnë mesazhe, flasin në Facetime kur janë të ndarë/. Dhe koha e ndarë e bën rikthimin së bashku shumë më mirë.

JLo’s i pëlqen fakti që ajo e di se burri i saj do të jetë aty për të pa marrë parasysh çfarë”, tha një burim i afërt me çiftin.

Nga ana tjetër: “Të ndahen kaq shpejt pas dasmës së tyre nuk është ideale. Por ata e dinë se kanë gjithë jetën përpara dhe po shijojnë çdo minutë të udhëtimit”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco