'Të gjithë u martuan, po ti?', habit Noizy: S’jam i zoti

'Të gjithë u martuan, po ti?', habit Noizy: S’jam i zoti

12:37, 09/08/2022

Noizy nuk i ka shpëtuar as në intervistën e fundit pyetjeve rreth jetës private. I ftuar në "1 kafe me Labin", reperi u pyet për martesën.

“Të gjithë u martuan, po ti?”, ishte pyetja që moderatori i drejtoi duke i përmendur disa nga kolegë të tij që tashmë i kanë dhënë fund beqarisë.

 

“Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti. I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman”, tha Noizy duke qeshur.

 

Megjithëse për momentin nuk është në kërkim të dashurisë, Noizy e ka shumë të qartë tipin e vajzës që do. 

 

“Duhet një person që bën totalisht të kundërtën e asaj që bëj unë. Jo të rrijë në shtëpi nuk jam ai lloj brumi. Ideja është që të jetë një person totalisht ndryshe nga ajo që bëj unë që të mos kemi një rrëmujë të dy. Unë të jem rrëmuja ajo të jetë e qeta. Nuk ka shance të merrem e të lidhem e të çoj me dikë të famshme është zero”, tha Noizy gjatë një interviste për “Ditë pas Dite” në RTSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco