Nënë për herë të tretë? Alketa Vejsiu habit ndjekësit me përgjigjen

Nënë për herë të tretë? Alketa Vejsiu habit ndjekësit me përgjigjen

10:00, 07/08/2022

Nuk janë të rralla herët kur Alketa Vejsiu ndan eksperiencat e saj ne rrjetet sociale me ndjekësit, po ashtu edhe rastet kur ndan mendimet e saj, dëshirat; planet dhe në të njëjtën kohë, edhe këshillat e ndryshme që ka sidomos për të rinjtë. 
 

Këtë e ka bërë edhe së fundmi në rubrikën "Ask me a question" në Instagram, ku moderatorja e njohur ndër të tjera është pyetur edhe për mundësinë e të pasurit një tjetër fëmijë.

Në fakt, Alketa ka befasuar disi me përgjigjen e saj, jo vetëm duke e pranuar dëshirën për t'u bërë nënë për të tretën herë, por edhe për të pasur binjakë.

 

“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”,- shkruan Alketa dhe duket se të pasurit shumë fëmijë, por edhe shumë nipa e mbesa ajo e sheh me patjetër në planet për të ardhmen. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco