Dafina Zeqiri thumbon rëndë kolegët: ‘Pandemi tallavaje në...’

Dafina Zeqiri thumbon rëndë kolegët: ‘Pandemi tallavaje në...’

09:15, 07/08/2022

Dafina Zeqiri është një nga personazhet e showbiz-it shqiptar që nuk nguron ta shprehë hapur mendimin e saj, edhe kur vjen puna për të dalë kundër kolegëve të saj.

Gjë e cila do shumë guxim meqë ta fjala, duke qenë se artistja ka bashkëpunime përgjatë viteve, thuajse me treçerekun e këngëtarëva në tregun tonë.

 

Gjithsesi, Dafina nuk i ka kursyer "thumbat" në postimin e fundit në Instagram, duke thënë se ka një pandemi tallavaje në industrinë tonë muzikore. 

"Sa e sikletshme për t'u parë"- shkruan këngëtarja.

 

Tani që e mendojmë, Dafina ndoshta është frymëzuar nga një këngë, që po thyen rekorde klikimesh në Shqipëri, por që ka elemente tallavaje.  Besoj e kuptuat për kë po flasim.

 

Ndërkohë, Dafina ka qenë e zënë kohët e fundit, përveçse me këngë të reja, me të tjera "beef"-e. Përmendim këtu atë kundra një fansi për çështjen e blerjeve tē klikimeve ose atë me Era Istrefin për një palë vathë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco