Mos ndoshta Tuna sapo na paralajmëroi projektin muzikor të radhës?

Mos ndoshta Tuna sapo na paralajmëroi projektin muzikor të radhës?

13:31, 07/07/2022

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

‘Kthehna’ dhe 'Melaqe' janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë bukuroshes, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak më parë, artistja ka ndarë me ne një postim në llogarinë e saj në Instagram ku duket me një 'look' shumë të veçantë që ngjason me atë të një videoklipi dhe krahas ka shkruar një 'pyetje' që mund të jetë titulli i projektit të radhës.

“A je?”

Vetëm pak javë pasi lansoi bashkëpunimin me The Victor, Tuna publikoi ‘Melaqe’, projekti që bashkoi artisten me Fifin dhe që duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur mbi 3 milion klikime në platformën YouTube. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco