'Më mungon miku im', Arjan Konomi kërkon lirimin e Cllevio-s

'Më mungon miku im', Arjan Konomi kërkon lirimin e Cllevio-s

13:17, 07/07/2022

Reperët Noizy dhe Cllevio u përfshinë në një konflikt e më pas në një sherr fizik me njëri tjetrin. Cllevio ndodhet ende në qeli pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. #freecllevio është një ndër hashtag-et që po përdoret më së shumti, pasi shumë personazhe VIP kanë kërkuar lirimin e reperit Cllevio.

Së fundmi, edhe Arjan Konomi ka publikuar një video në Instagram, ku ai dhe Cllevio shihen mjaft të qeshur me njëri tjetrin gjatë një videoje live që kanë bërë më herët.

Jo vetëm kaq por ata qeshnin me batutat e njëri tjetrit.

Arjani shkruan se i mungon shumë miku i tij si dhe diskutimet që bënin së bashku për historinë, filmat etj.

Më tej, Arjani uron që të shihet shumë shpejt me Cllevion.

Postimi i Arjan Konomit në Instagram:

“@cllevio_ganggo na mungon miku im! Te qeshurat tona me gjithe shpirt, humori dhe diskutimiet mbi historine, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi te gjitha Natali Portman  [😁] [😊] [😁]  Shpresoj te te shoh sa me shpejt! Zoti te ndihmote ty dhe shpirtin tend te paster e te vertete! Perfundofte sa me shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur! “- shkruan ai në postimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco