Victoria Beckham zbulon momentin më të vështirë në televizion

Victoria Beckham zbulon momentin më të vështirë në televizion

13:02, 07/07/2022

Victoria Beckham ka treguar një nga momentet më të këqija që ka përjetuar në televizion.

Kjo ndodhi në një program të BBC-së, ‘Don’t Forget Your Toothbrush’, drejtuar nga Chris Evans në vitin 1999 kur modelja sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Brooklyn.

Ajo tha se prezantuesi i programit donte ta pyeste për dietën që kishte ndjekur pas lindjes.

Victoria zbuloi se Evans e vendosi në një peshore dhe ka reflektuar për momentin e pakëndshëm që kaloi.

“Sapo kisha lindur Brooklyn dhe humba shumë peshë më pas. Kjo gjë i ka ndodhur dhe mamasë sime pas shtatzënisë së saj, por kjo nuk do të thotë që ju keni një çrregullim në të ngrënit.

Dhe ai më vendosi në një peshore. A mund ta imagjinoni ta bëj këtë sot?”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco