Si rrallëherë bashkëshortja e Mc Kreshës fotografohet krah tij

Si rrallëherë bashkëshortja e Mc Kreshës fotografohet krah tij

10:20, 05/07/2022

Ata të cilët nuk e pëlqejnë Mc Kreshën janë të pakët pasi artisti është një ndër reperët më të preferuar dhe më të dashur për publikun.

I njohur për hitet e tij të shumta sapo reperi del më skenë të gjithë fillojnë ti këndojnë dhe kërcejnë me tekstet e tij.

Për sa i përket jetës private Kresha është shumë i rezervuar duke mos dashur të bëjë asgjë publike. Por vëmendjen së fundmi e ka marrë bashkëshortja e tij Erzina e cila e ka shoqëruar reperin në festivalin “Alba Festival” në Zvicër.

Ata janë parë të përqafuar me njëri-tjetrin në prapaskenën e Festivalit.

Ky është një moment i rrallë i tyre pasi preferojnë ta jetojnë dashurinë e tyre larg vëmendjes. Çifti janë prindër të dy fëmijëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco