Babi Bujari nuk është këtë verë... Fiona Nishani përmallet nga fotot e vegjëlisë

Babi Bujari nuk është këtë verë... Fiona Nishani përmallet nga fotot e vegjëlisë

09:06, 05/07/2022

Fiona Nishani, e bija e Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, e ka ndarë dhimbjen e saj për largimin para kohe nga jeta të babait të saj, me miqtë e saj në rrjetet sociale, me sa duket e ngacmuar nga këto ditë vere kur shumë të rinj po i drejtohen plazheve për pushimet.

Dhe duke publikuar një foto të vegjëlisë, ku shfaqej me të atin në plazh, Fiona Nishani shkruan: “Sa e qetë ndihesha kur flisja me ty, sa e mbrojtur ndihesha kur të përqafoja! Faleminderit babi”.

Fiona Nishani, e cila ka qëndruar kryesisht larg mediave, u shfaq e bukur dhe e brishtë tek ndiqte heshturazi, ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-Presidentit dhe pritjen e ngushëllimeve për babanë e saj, në krah të vëllait të saj Ersi Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco