Rita Ora një damë e vërtetë në Javën e Modës në Paris

Rita Ora një damë e vërtetë në Javën e Modës në Paris

09:09, 05/07/2022

Rita Ora bëri një paraqitje magjepsëse teksa mbërriti në ekzpositën ‘Shocking! The Surrealist Worlds Of Elsa Schiaparelli’ në Musée des Arts Décoratifs gjatë Javës së Modës në Paris të hënën.

Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një fustan të rrjedhshëm ngjyrë blu të materialit saten, me një dekolte të ulët dhe rripa të hollë mbi supe në kryeqytetin francez.

Ajo mbante një çantë argjendi të pasqyruar dhe i shtoi disa centimetra shtatit të saj duke zgjedhur një palë taka të zeza, shkruan DailyMail.

Ylli i muzikës kishte vënë një palë vathë ari që bien në sy dhe një gjerdan me zinxhir të trashë.

Ajo e kombinoi pamjen magjepsëse me makijazhin e saj të errët, duke aplikuar disa penelë të veçantë mbi sytë e saj.

Kjo vjen pasi Rita tregoi dhuntinë e saj sartoriale teksa bëri tri paraqitje ndryshime të veshjeve brenda një dite, ndërsa ndoqi Javën e Modës në Paris më herët gjatë ditës së hënë.

Këngëtarja e hitit “Lonely Together” bëri tri pamje të dallueshme teksa ndoqi një sfilatë mode dhe disaevente të tjera në kuadër të Javës së Modës në Paris. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco