Pandemia le trokë ish-supermodelen, tani po mendon të punojë si arkëtare në një supermarket

Pandemia le trokë ish-supermodelen, tani po mendon të punojë si arkëtare në një supermarket

08:10, 05/07/2022

Ajo ishte një nga supermodelet më të njohura dhe këtë e tregon dhe lidhjet e saj me burra të famshëm, duke përfshirë Marlon Brandon, Warren Beaty e të tjerë personazhe të njohur.

Megjithatë 69 vjeçarja Marie Helvin tani ka pranuar se ajo është trokë dhe po mendon të aplikojë për një punë si arkëtare supermaketi.

‘Unë mbështetur plotësisht të vetja dhe nuk e di çfarë do të bëj sepse gjatë periudhës së pandemisë kam përdorur shumicën e kursimeve të mi’ thotë Helvin e cila u rrit në Hawaii.

Helvin e cila prezantoi Princesh Dianën me Dodi Fayed në një ballo të Aids Trust në Cliveden në vitin 1989, jeton në Londër.

Kur u divorcua nga fotografi David Bailey në 1985, Helvin u largua me një marrëveshje divorci prej 100,000 paundë.

Pas divorcit, ajo gëzoi një lidhje katërvjeçare me vëllain konservator të Dukeshës së Cornwall, Mark Shand, i cili vdiq pas një aksidenti në vitin 2014 në moshën 62-vjeçare. 

Helvin gjithashtu ka pranuar për herë të parë se pamja e saj rinore nuk është krejtësish e natyrshme.

Unë bëj Botox dy herë në vit, mjafton që të mos dukem e trishtuar," zbulon ajo në podcast-in Third Act.

Ajo shpreson se mund të gjejë ende një romancë. 

"Nëse ndonjëherë kam fatin të takoj dikë, atëherë do të shpresoja që ai të jetë më i madh dhe i divorcuar ose i ve."

ImageImage

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco