Pëlqehet “Ma kadal” nga Adelina Berisha dhe Sabiani (VIDEO)

Pëlqehet “Ma kadal” nga Adelina Berisha dhe Sabiani (VIDEO)

18:24, 04/07/2022

Ka pak ditë që këngëtarët Sabiani dhe Adelina Berisha kanë publikuar këngën e tyre më të re.

“Ma kadal” titullohet kjo këngë me ritme verore, e cila që në ditët e para të publikimit, është pritur mirë nga publiku.

Në vetëm pak ditë, kënga tejkaloi shifrën e gjysmë milion klikimesh, duke e bërë kështu një prej këngëve më të pëlqyera të momentit.

Image

Ky është bashkëpunimi i parë mes dyshes në fjalë.

Kënga u punua nga producenti Marsel Gunga dhe Saia, gjersa klipi është vizualizuar nga FullMoon Production.

Adelina përndryshe po vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte muzikore e koncerte të shumta përgjatë verës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco