Dasmë në horizont? Rita Ora është shumë afër hapit të madh

Dasmë në horizont? Rita Ora është shumë afër hapit të madh

15:45, 04/07/2022

Rita Ora dhe Taika Waititi janë parë teksa janë vendosur në shtëpi në Londër dhe sipas raportimeve të ‘DailyMail’ se ata do të martohen shumë shpejt. Rita vetë ka folur me parë për një ceremoni të vogël si fillim dhe se pastaj preferon të mbajë një dasmë të madhe.

Këngëtarja, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy viteve të fundit në Los Angeles dhe Australi, është rikthyer në qytetin ku është rritur së bashku me të fejuarin e saj. Çifti janë parë në shumë raste në Londër gjatë javëve të fundit teksa duket se po transferohen në shtëpinë e Ritës.

Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe “The Voice Australia”, dhe Taika, i cili po planifikon një varg filmash, shpresojnë të lidhin martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

“Është e pazakontë të shohësh Ritën, por ata po blinin gjëra dhe është e qartë se kjo do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë. Ata janë një çift shumë i zënë, dhe kanë shtëpi në të gjithë vendin, por dukej sikur kjo ishte një lëvizje e përhershme duke parë sjelljen e tyre”- u shprehën burimet.

Image

Dyshja nisën lidhjen e tyre në mars 2021 pas takimit në Australi, dhe u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa filluan të diskutonin martesën shumë shpejt. Taika e quan Ritën “grua” gjatë gjithë kohës dhe bisedon se si ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit, tha një burimi i brendshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco