Pasi i shpëtoi burgut, modelja e njohur provokon nga pushimet në Tajlandë

Pasi i shpëtoi burgut, modelja e njohur provokon nga pushimet në Tajlandë

15:26, 04/07/2022
Katie Price po shijon disa ditë pushimi në Tajlandë, disa ditë pasi i shpëtoi një dënimi me burg.

Ish-modelja e njohur ndodhet në Azinë Juglindore së bashku me të fejuarin e saj, Carl Woods.

Price i shfrytëzoi në maksimum rrezet e diellit, teksa u shfaq me një palë bikini në ngjyrë të ndezur. Mamaja e pesë fëmijëve dukej shumë në formë, teksa tregoi linjat e saj të tonifikuara nga palestra.

Ju kujtojmë që së fundmi, ish-modelja iu nënshtrua operacionit të rradhës në gjoks.

Ky udhëtim i Katie në Tajlandë vjen katër muaj pas vizitës së saj të fundit, ku së bashku me bashkëshortin shijuan një festë të mrekullueshme.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco