‘Banorët e bënin 3 herë në javë’/ Flori Gjini: ‘Kemi rrezikuar jetën...’

‘Banorët e bënin 3 herë në javë’/ Flori Gjini: ‘Kemi rrezikuar jetën...’

14:30, 04/07/2022

Ori Nebijaj dhe Flori Gjini ishin ditën e sotme të ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur rreth sezonit të ri të “Pushime On Top”.

Dy moderatorët e njohur kanë zbuluar se çfarë do të sjellin këtë vit në sezonin e pestë të tij.

Nebijaj u shpreh se ka destinacione të reja që sillen për herë të parë dhe do të ketë tematike dhe destinacione shumë të dashura e të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Më pas Gjini tregoi se në fundjavë kanë pasur një xhirim, të cilin e ka konsideruar një ndër më të rrezikshmit.

“Këtë fundjavë kemi qenë në një xhirim, që mund të them ka qenë një nga xhirimet më të rrezikshme që mund të kemi bërë në ‘Pushime On Top’. Ka qenë një ndër xhirimet më të vështira ndonjëherë në ‘Pushime On Top’. Unë bashkë me grupin. 20 kilometra ecje, e gjitha në këmbë e bërë buzë humnere. Do vijë për herë të parë në program. Kur e diskutuam pasi mbaruam gjithë xhirimet ishim ‘si ka mundësi që e bëmë’. Por duhet sjellë sepse atje banorët e bënin 3 herë në javë, ndërsa ne e bëmë si eksperiencë udhëtimi për t’ia treguar publikut. Kur Ori ka parë videot është tmerruar”, tha Flori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco