David dhe Victoria Beckham janë ndër çiftet “ikonë” në botë.
Dyshja prej vitesh janë krah njëri-tjetrit duke formuar një familje “perfekte” së bashku me fëmijët e tyre.
Ditën e sotme çifti i njohur festojnë 23 vjetorin e tyre të martesës. Në këtë ditë të veçantë, stilistja e njohur nuk ka hezituar të bëjë një dedikim në rrjetin e saj social, Instagram. Më shumë se një dedikim i ëmbël, duket si një “përgjigje’ për të gjithë që nuk besuan tek dashuria e tyre.
“Thanë që nuk ishte gazmor, thanë se unë nuk do qeshja kurrë, thanë se nuk do të zgjaste. Sot ne festojmë 23 vite martesë. David ti je gjithçka e imja, të dua shumë,”-shkruan Victoria krahas një fotoje duke qeshur me David Beckham.
© SYRI.net
Lexo edhe:
Vazhdon komunikimi i Ledrit me fanse në koncerte, kësaj radhe ai vjen me komplimente
Dua Lipa duket mahnitëse në fotografitë atraktive me bikini nga pushimet në Shqipëri
Besa Kokëdhima mahnit me linjat trupore në pozat nga plazhi
Komentet
Shto koment