U tha se do t’i zinte vendin Bora Zemanit si moderatore e 'Për’Puthen', flet Ori Nebiaj

U tha se do t’i zinte vendin Bora Zemanit si moderatore e 'Për’Puthen', flet Ori Nebiaj

10:29, 04/07/2022

Ori Nebiaj u bë qendra e thashethemeve pak ditë më parë pasi u përfol se do të zinte vendin e Bora Zemanit si moderatore e “Për’Puthen”.

Ori ka vendosur të na i tregojë të githa me intervistën e saj të fundit duke nisur nga karriera e deri te moderimi i “Për’Puthen”.

Ka pasur një vit të suksesshëm në karrierë, si ka qenë për Orin ky sezon?

“Wake Up dhe Pushime On Top janë dashuritë e mëdha që kam në Top Channel por në këtë sezon kulmoi produksioni që u realizua për 20 vjetorin, Endërrtjerrësit. Një emision nostalgjik dhe shumë emocionues ku të gjithë kujtuam dashurinë dhe lidhjen e ngushtë 20 vjeçare që kemi pasur me ekranin më të dashur të shqiptarëve nga dita e parë e transmetimit Live e deri më sot. Për mua të isha mikpritja në shtëpinë prej xhami ku të gjithë Ënderrtjerrësit kujtuan dhe treguan sfidat e tyre në 20 vite ishte absolutisht privilegj dhe krenari. U ndjeva e nderuar”, është shprehur Ori.

 

Nga mëngjesi tashmë bëheni gati për Pushime on Top, çfarë do të sjellë ndryshe ky sezon?

“Tani jemi në punë intensive pasi të hënën, më 4 korrik nis Pushime on top sezoni 5-të dhe kemi nje intervistë ekslusive nga politika. Do të kemi dhe këtë vit shumë destinacione ekskluzive, guida të reja si dhe personazhe me histori emocionuese. Për herë të parë Pushime On Top del këtë sezon jashtë kufijve shqiptar me disa destinacione nga një shtet tjetër.”

“Pushimet on Top”, një program sa impenjativ aq edhe ‘funny’. I parë nga brenda, si do ta përshkruante Ori?

“Shumë punë, shumë lodhje dhe shuuumë kreativitet. Një staf fantastik që punon me shumë dashuri për produksionin më të veshtirë në stil reportazhesh të realizuar ndonjëherë kjo për shkak të faktit që ne duam që cdo ditë nga e hëna ne të premte të kemi më të mirën e të mirës në transmetim për publikun që na ndjek me shumë fanatizëm prej katër vitesh tashmë dhe gati për 5 vjetorin që e bën këtë sezon një festë thuajse cdo ditë.”

Ndërkohë në media po përflitet se do të jeni moderatorja e re e Përputhen, ka diçka konkrete?

“Kjo verë është shumë intensive për mua dhe fokusi mbetet “Pushime On Top”. Një gjë është e sigurtë që sezoni i ri në Top Channel do të ketë shumë risi dhe ndryshime dhe për mua.”

Ori në një format ‘dating’, çfarë do të sillnit ndryshe në “Për’Puthen”?

“A këtë s’di të ta them hic. Unë as në ‘dates’ që kam dalë vetë skam shkëlqyer.”

Duket si një format që shumëfishon famën, çfarë do t’i merrte Ori kësaj eksperience?

“Fama për mua është e mjaftë në dashurinë që ndjej nga publiku cdo ditë për gjithë këto vite në ekran në të gjitha emisionet që kam realizuar. Jam e bekuar për këtë.”

Duket se keni provuar të bëni shumëçka në ekran, keni një format përzemër që do të donit të drejtonit?

“Një format komplet në stilin tim që mendoj se sdo vonojë për ta patur në ekran.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco