Upsss! Majk dhe Melisa Lleshi kapen mat

Upsss! Majk dhe Melisa Lleshi kapen mat

10:00, 04/07/2022

Andi dhe Melisa, çifti i shumëpërfolur nga emisioni “Për’puthen”, u ndanë përfundimisht vetëm pak kohë më parë. Ka qenë pikërisht Andi i cili e ka konfirmuar këtë lajm ku tha se kishin kohë që ziheshin dhe se marrëdhënia ishte bërë toksike.

Si duket Melisa e ka hedhur pas krahëve historinë me të pasi ditën e sotme është fotografuar me këngëtarin më në zë të estradës, Majk.

Artisti njihet për fanatizmin e madh me të cilin ruan jetën e tij personale dhe ka zgjedhur gjithmonë të mos i bëjë publike lidhjet e tij. Mirëpo fotoja që po qarkullon në rrjet me Melisën po ngre dyshime të mëdha për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Burime nga ‘Boom News’ tregojnë me anë të një fotoje se dyshja janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një prej hoteleve të Tiranës.

Image

Nuk dihet ende nëse ka diçka mes tyre, ndoshta nuk ka asgjë dhe janë takuar për një bashkëpunim muzikor. Mirëpo takimet mes kolegësh mund të bëhen dhe diku tjetër, mbase në një kafe. Por gjithsesi nuk bie poshtë mundësia se mes Melisës dhe këngëtarit mund të ketë nisur diçka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco