Nuk i ndahet tersi, ja se për çfarë vepre penale akuzohet Shakira pas ndarjes nga Pique

Nuk i ndahet tersi, ja se për çfarë vepre penale akuzohet Shakira pas ndarjes nga Pique

09:49, 04/07/2022

Sikur Shakira të mos kishte mjaft probleme për momentin, doli se ajo ka një mosmarrëveshje me tatimet dhe mund të përballet me një dënim të mundshëm me burg nëse nuk arrihet një zgjidhje.

Ylli kolumbian po kalon një ndarje të hidhur nga partneri afatgjatë Gerard Pique dhe i duhet gjithashtu të përballet me sëmundjen e babait të saj të moshuar.

Tani, këngëtarja po hetohet për mashtrim të mundshëm tatimor nga autoritetet spanjolle, të cilat dyshojnë se ajo mund t’i detyrohet shtetit spanjoll më shumë se 14 milionë euro taksa të papaguara.

Rasti lidhet me një periudhë gati trevjeçare midis 2012 dhe 2014 kur këngëtarja mendohej se kishte kaluar pjesën më të madhe të kohës në Spanjë.

Mësohet se Shakira ka udhëzuar avokatët e saj që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me autoritetet. Marrëveshje kjo që do të shmangte skandalin e çështjes dhe kalimin deri në gjykatë.

Nëse çështja do të arrinte në gjykatë, një dënim me burg do të ishte një prej opsioneve.

Në mes të gjithë këtyre telasheve, duket se Shakira është në proces të ndryshimit të vendbanimit të saj të përhershëm në Miami, Florida.

Mendohet se ajo dëshiron të mbyllë këtë kapitull të jetës së saj dhe të vazhdojë para nga ajo që i ndodhi me Pique. Por këngëtares do i duhet të përballet me një tjetër proçes gjyqësor pasi duket se Pique nuk e ka në plan ta lejojë largimin e fëmijëve të tij në Florida.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco