Rita Ora shkëlqen me pamjen e saj në eventin e komunitetit LGBTI

Rita Ora shkëlqen me pamjen e saj në eventin e komunitetit LGBTI

18:29, 03/07/2022

Rita Ora dukej e pabesueshme mbrëmjen e së premtes në festën e komunitetit LGBTI+, të mbajtur në një klub të mrekullueshëm anëtarësh privatë në Londër.

Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një fustan të markës “Fendi” të lëpirë për trupi teksa mbërriti në ‘The Twenty Two’.

Ajo e ngriti lartësinë e saj me një palë taka të çuditshme të arta teksa po hynte në eventin e mbushur me yje, shkruan DailyMail.

Rita kishte aplikuar një makijazh ngjyrë rozë të ndezur, ndërsa flokët e saj të artë ishin stiluar në kaçurrela të lirshme.

Kjo paraqitje vjen pas raportimeve se Rita dhe partneri i saj Taika Waititi, 46 vjeç, ishin fejuar dhe po planifikonin një ceremoni të afërt jashtë vendit përpara se të festonin me kolegët e tyre të listës A në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.

Diku tjetër në festë, shoku i saj Vas shfaqi ndjenjën e tij të patëmetë të modës me një xhaketë sportive ngjyrë rozë, pantallona të ngjashme dhe një bluzë me material rrjete.

Ish-ylli i “Towie”, 33 vjeç, e kompletoi ansamblin me një palë këpucë të zeza me shkëlqim dhe bizhuteri ari.

Festa, e organizuar nga Rita dhe Vas, ka pasur për qëllim sensibilizimin dhe promovimin e komunitetit LGBTI+ me rastin e muajit të krenarisë.

Qindra mijëra njerëz pritet të zbresin në kryeqytet të shtunën për paradën e Krenarisë, për të cilën organizatorët thonë se do të ketë më shumë se 30,000 pjesëmarrës nga të gjitha seksionet e komunitetit.

Parada do të bëjë homazhe për marshimin novator të vitit 1972, ku morën pjesë 2,000 njerëz, duke kaluar vende të rëndësishme nga lëvizja e parë LGBTI+ në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga partneritetet tregtare riinvestohen në komunitetin LGBTI+, si përmes Fondit Unity, thanë organizatorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco