Nuk do të jetë më pjesë e ‘Për’puthen’/ Reagon Olsa Muhameti

Nuk do të jetë më pjesë e ‘Për’puthen’/ Reagon Olsa Muhameti

09:33, 03/07/2022

Ditët e fundit në mediat rozë u raportua se “Top Channel” kishte planifikua një revolucion në “Për’puthen”, me ndryshime jo vetëm në drejtimin e programit, por edhe në autorësinë e tij.

Kështu, u tha se Olsa Muhameti nuk do të ishte më pjesë e programit, ndërsa modelimi do t’i besohej një prezantuese tjetër.

Lajmi u hodh poshtë nga vetë televizioni, duke i mohuar këto zër, por nga ana tjetër duke mos ndarë detaje.

Ndërkohë, Olsa me anë të një postimi në Instagram duket sikur po ashtu i ka mohuar zërat për largimin nga programi.

Autorja ka postuar një foto të Quentin Tarantino, Brad Pitt dhe Leo Di Caprio dhe shkruan:

“E çuna prisni audicionet e Përputhen? Ja dhe pak mos u mërzisni”.

Pra duket sikur ka konfirmuar praninë e saj edhe në sezonin e ardhshëm të programit, ndërsa sa i përket drejtimit të programit nga Ori Nebiaj, zërat mesa duket janë të vërteta. Mbetet për t'u parë sa ndryshime do të ketë në emision dhe a do t'i përafrohet apo jo programeve dating italiane. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco