Mos ndoshta Elvana Gjata dhe Dhurata Dora na konfirmuan se do të kenë një këngë të dytë së bashku?

Mos ndoshta Elvana Gjata dhe Dhurata Dora na konfirmuan se do të kenë një këngë të dytë së bashku?

10:00, 03/07/2022

Dy nga këngëtaret më të suksesshme të estradës shqiptare Elvana Gjata dhe Dhurata Dora bashkuan forcat për të sjellë një hit muzikor i cili pati sukses menjëherë pas publikimit.
Kënga “Gajde” është bashkëpunimi i parë i këtyre dy këngëtareve të cilat numërojnë vetëm suksese në projektet e tyre muzikore.

Siç duket nga foto që Dhurata Dora ka postuar me Elvana Gjatën në profilin e saj të Instagramit artistet jo vetëm kanë realizuar një këngë e cila u kthye në hit por kanë kaluar momente të bukura në shoqërinë e njëra-tjetrës gjatë xhirimeve të videoklipit.

Në këtë foto këngëtarja e ka shoqëruar me shkrimin:
“Kaq shumë kujtime të bukura me ty”
Nga ana tjetër ka ardhur dhe komenti i Elvanës e cila i ka shkruar:
“Gëzuar për shumë të tjera” duke na bërë të mendojmë se kënga Gajde nuk do të jetë bashkëpunimi i parë i tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco