Mësoni cilat ishin fjalët e fundit të Patrick Swayze para se të vdiste

Mësoni cilat ishin fjalët e fundit të Patrick Swayze para se të vdiste

09:44, 03/07/2022

Sapo përmenden filmat më të famshëm të viteve ’80 dhe ’90 menjëherë na kujtohet imazhi i Patrick Swayze.

Aktori amerikan ishte protagonisti i filmave të  njohur, ku mund të  pë rmendim “Ghost” dhe “Dirty Dancing”.

Image

Swayze ishte një nga aktorët më të kërkuar, por fati i keq bëri që zemra e tij të pushonte së rrahuri kur ishte vetëm 57 vjeç, viktimë e kancerit të pankreasit, nga i cili nuk mundi të shërohej.

Së fundmi, emri i Swayze u kthye në skenë falë gruas së tij.

Image

Lisa Niemi ka treguar detaje nga historia e saj e dashurisë, në një intervistë për programin “Entertainment Tonight”, emision argëtues televiziv në rrjetin ‘CBS’.

Aty ka zbuluar edhe fjalët e fundit që i ka kushtuar para se ai të vdiste.

“Fjalët e mia të fundit për Patrick? “Të dua”. Këto ishin edhe fjalët e fundit të tij për mua. I mbajta dorën dhe dëgjoja se si merrte frymë nga pak. Kisha frikë se befas atë do ta kapte paniku. U shtriva pranë tij, ia mora dorën dhe ia kontrollova sërish pulsin. Dhe pastaj nuk mori më frymë”, kujton Niemi.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco