“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih, publikun e përshëndet edhe presidentja Osmani

“Alba Festival”, mbi 12 mijë veta në Cyrih, publikun e përshëndet edhe presidentja Osmani

09:09, 03/07/2022

Është një vlerësim se këtu janë më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë por edhe të tjerë: zviceranë e të huaj

Një festival vere në zemrën e qytetit të Cyrihut me emrin “Alba festival”, ku artistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Verit dhe të gjitha trojet shqiptare, po marrin pjesë nën tingujt e muzikës së bukur shqipe. Bëhet fjalë për muzikën rock, pop dhe rap.

 

Publikun e ka përshëndetur përmes një videoje edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Programin e ka hapur këngëtarje e njohur e hip-hopit, Kida. Më tutje, publikun në numër të madh e ka befasuar paraqitja e këngëtarit të madh nga Prishtina, Sabri Fejzullahu, shkruan albinfo.ch. Ai ishte paralajmëruar për programin e nesërm, por megjithatë sot ka kënduar shkurt para publikut të madh.

Bendi i njohur nga Tetova, “Elita pesë”, bëri një performancë fantastike me një 40 minutësh në vazhdim.

Kanë performuar edhe Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Mozzik etj.

Në pasditen e të shtunës verore, nën vapën e korrikut, në këtë event të shumëpritur ritmi i muzikës shoqëron mirë dhe këndshëm një mori njerëzish. Është një vlerësim se këtu janë më shumë se 12 mijë pjesëmarrës, kryesisht shqiptarë, por edhe të tjerë: zviceranë e të huaj.

Festivali vazhdon deri vonë sonte dhe nesër gjatë gjithë ditës. albinfo.ch do t’ ju mbajë të informuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco