Kanye West flet për divorcin dhe problemin kryesor me Kim Kardashian në këngën e re

Kanye West flet për divorcin dhe problemin kryesor me Kim Kardashian në këngën e re

20:29, 01/07/2022

Kanye West po i kthehet sërish muzikës për të shprehur dhimbjen e tij.

Në këngën e re me Cardi B dhe Lil Durk “Hot S–t”, reperi u shpreh për mënyrën se si po ndihet pas divorcit nga Kim Kardashian “Unë thjesht po them, tani kam filluar të mësohem me dhimbjen. Derisa një ditë thashë, ‘F–k it’, mora masazhatoren time në aeroplan.”

"Mosmarrëveshja më e madhe mes çiftit? Fëmijët -North, Saint, Chicago  dhe Psalm – që bëhen lajme. “Një tjetër titull, ‘Ku e ke kokën? ‘N—a, shko në shtëpi, ku janë fëmijët e tu?” repon ai. “Më kanë nervozuar, më kanë mërzitur”.

Në fillim të këtij viti, Kanye ei bëri thirrje publikisht Kim-in, i cili bëri kërkesë për divorc në shkurt 2021, mos të lejonte North të kishte një llogari në TikTok pa lejen e tij.

Në një postim të fshirë në Instagram më 4 shkurt, së bashku me një video të vajzës së tij të madhe në TikTok, Kanye shkroi: “Më duhet të di çfarë duhet të bëj kur vajza ime është në TikTok pa vullnetin tim?”

Image

Gjë që e shtyu Kim të flasë për sjelljen e ish-bashkëshortit të saj. “Nevoja e vazhdueshme e Kanye për të më sulmuar mua në intervista dhe në mediat sociale është në fakt më e dëmshme se çdo TikTok që North mund të krijojë”, -shkroi ajo në Instagram në atë kohë. “Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe fiksimi i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë kaq negativisht dhe publikisht, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”.

Megjithatë, duket se çifti i ndarë që atëherë ka gjetur gjuhën e përbashkët kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre dhe rrjetet sociale. Muajin e kaluar, gjatë një paraqitjeje në ‘Today’, Kim – e cila aktualisht po takohet me Pete Davidson – tregoi se North mori një telefon për Krishtlindje në mënyrë që ajo të mund të komunikonte me prindërit e saj. Megjithatë, ata ranë dakord që North nuk lejohet të shkarkojë asnjë aplikacion të mediave sociale.

“Ajo thjesht ka Wi-Fi, kështu që nuk është se ajo mund ta përdorë atë vërtet … ajo ka lojëra në të dhe gjëra argëtuese krijuese,” -shpjegoi 41-vjeçarja. “Por jo në të vërtetë ndonjë aplikacion të mediave sociale apo ndonjë gjë tjetër…janë ende shumë të vegjël për këtë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco