Fejohet Taylor Swift?

Fejohet Taylor Swift?

16:21, 01/07/2022

Taylor Swift thuhet se është fejuar me të dashurin e saj Joe Alwyn, sipas “The Sun”.

“The Sun” pretendon se dyshja i kanë treguar vetëm rrethit të tyre të ngushtë.

Një burim i afërt i tyre tha: “Në thelb, ata i treguan vetëm të afërmve të familjes dhe miqve të besuar, pikërisht miqve të vjetër,” tha burimi. “Të gjithë janë betuar gjithashtu për fshehtësi të këtij lajmi”.

Burimi më tej tregon se këngëtarja mban unazën e fejesës në gisht vetëm kur ndodhet larg kamerave.

“Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Dhe nëse ata vendosin të betohen për dashuri të përjetshme, sigurisht që nuk do të ketë asnjë ‘cover’ të tyre për Vogue, Rolling Stone ose Hello!”.

Image

Page Six ka kontaktuar përfaqësuesit e Swift dhe Alwyn për një koment.

“Dua të them, e vërteta është, nëse përgjigja do të ishte po, nuk do të thoja, dhe nëse përgjigja ishte jo, nuk do të thoja asgjë.”- thotë një i afërt.

Në shkurt, “Life & Style” ishte media e parë që raportoi se Swift dhe Alwyn ishin fejuar.

Dyshja u lidhën në vitin 2017.

Në janar 2020, vetë Swift ngriti dyshimet pasi mbante një unazë të madhe me diamant në gishtin e saj gjatë dokumentarit “Miss Americana”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco