Nora Istrefi, Bardhi dhe Shkurte Gashi po vijnë me një bashkëpunimi

Nora Istrefi, Bardhi dhe Shkurte Gashi po vijnë me një bashkëpunimi

16:16, 01/07/2022

Listës së artistëve që kanë sjellur bashkëpunime gjatë sezonit veror po iu bashkohen edhe tre të tjerë.

Bëhet fjalë për Nora Istrefin, Bardhin dhe Shkurte Gashin, të cilët janë drejt finalizimit të këngës më të re së bashku.

Këtë e ka konfirmuar këngëtarja e mirënjohur, Shkurte duke postuar imazhe nga xhirimet e klipit.

 

Në galerinë e fotografive që këngëtarja ka postuar shihet e veshur me një fustan të gjatë shumëngjyrësh të kombinuar me një palë sandale he syze dielli bashkë me aksesor.

Ndërkohë, në një foto tjetër ajo shihet pranë dy bashkëpunëtorëve të saj në këngën e re, Norës dhe Bardhit.

 

“Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve që u pasua me komente të shumta nga ana e fansave që presin me padurim projektin e tyre të ri.

Theksojmë që të tre artistët krahas projekteve të reja mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore, sidomos gjatë sezonit të verës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco