Nga ‘hapësira’ në Disneyland/ Jeff Bezos dhe e dashura e tij fotografohen së bashku

Nga ‘hapësira’ në Disneyland/ Jeff Bezos dhe e dashura e tij fotografohen së bashku

20:21, 30/06/2022

CEO i ‘Amazon’ dhe themeluesi i ‘Blue Origin’, Jeff Bezos, bëri një pushim nga gara hapësinore për të shijuar një udhëtim në Space Mountain të mërkurën, kur ai dhe e dashura e tij Lauren Sanchez u fotografuan duke u argëtuar në Disneyland, në Kaliforni.

Bezos dhe e dashura e tij prej tre vitesh dukeshin si dy fëmijë ndërsa bënin xhiro e merrnin pjesë në lojërat e ndryshme.

Çifti u shfaq me humor të mirë duke biseduar dhe duke qeshur së bashku ndërsa Lauren mbante për krahu të dashurit të saj.

Gazetarja kishte zgjedhur një veshje ‘casual’: një palë xhinse të ngushta blu, një bluzë të bardhë dhe atlete. Ajo e kombinoi look-un me një kapelë blu të Monsters University, me sa duket e blerë në park, dhe syze dielli.

Bezos kishte veshur pantallona bezhë, një T-shirt gri dhe mbante po ashtu kapele dhe syze.

Lauren dukej paksa nervoze gjatë nisjes fillestare në slitë, e cila arrin shpejtësinë 55 milje në orë, duke e bërë atë udhëtimin më të shpejtë në park, por dukej se asaj i pëlqeu dhe u pa duke buzëqeshur më pas.

Dyshja shoqëroheshin nga pesë truproja dhe dy guida turistike VIP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco