J Balvin vjen në Kosovë, ylli i muzikë latine pjesë e ‘Sunny Hill Festival’

J Balvin vjen në Kosovë, ylli i muzikë latine pjesë e ‘Sunny Hill Festival’

22:45, 29/06/2022

Ylli i muzikës botërore J Balvin do jetë në ‘Sunny Hill Festival’ dhe lajmi është dhënë nga organizatorët në faqet zyrtare të festivalit në rrjetet sociale.

José Álvaro Osorio Balvín, i njohur me emrin e artit si J Balvin, është një këngëtar kolumbian, i cilësuar edhe si “Princi i Reggaeton”. Ai është një nga artistët më të shitur të muzikës latine me shitje prej më shumë se 35 milionë disqe në mbarë botën.

Në vitin 2020 ai bashkëpunoi me Dua Lipën për këngën ‘One Day’ një nga hitet më të mëdha të asaj vere që sot numëron 300 milionë klikime.

‘Sunny Hill’, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit do mbahet edhe në Prishtinë në datat 4, 5,6 dhe 7 gusht, edhe në Tiranë.

Një edicion i veçantë me një line-up do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Gjithashtu bëhet e ditur se përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion do të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror të cilët do marrin pjesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco