Bruno flet për herë të parë për ndarjen nga Ana: Mos të përmendë familjen time se…

Bruno flet për herë të parë për ndarjen nga Ana: Mos të përmendë familjen time se…

20:55, 29/06/2022
Vetëm dy muaj pasi u larguan si çift nga programi i dashurisë “Për’puthen”, Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini i dhanë papritur fund lidhjes së tyre.

Lajmi u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana. Që pas deklaratës së tij ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.

Kështu një ndjekës e ka pyetur Brunon se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Anës, pasi kjo e fundit tha se s’mund të flasë për shkak të familjes së tij.

Image

“Çfarë i ke bërë Anës që s’do ta thotë vetëm e vetëm se respekton familjen tënde?”– i shkruan ndjekësi Brunos në një pyetësor në rrjetet sociale,

Ish-konkurrenti i Për’puthen shkruan se nuk ka folur për arsyet e ndarjes pasi ka respekt për Anën dhe zgjedhjet e tyre së bashku. Më tej ai shton se është i hapur që ajo të nxjerrë prova për gjithçka “të keqe” që është folur.

“Nuk kam dashur të flas se kjo çështje është mbyllur, por për cështje respekti i sugjeroj kujtdo:

1-mos të përmend familjen pasi veç tregon që ske respekt për mua e si rrjedhojë as për familjen.

2-Unë nëse s’kam folur për arsyet e bëj se kam respekt për zgjedhjen si timen si të saj si në dalje nga ai program, e në vazhdimin e jetës pas emisionit.

3- kushdo që do të flasë keq për dike, të nxjerr gps e prova, bujrum ti jap drejtim se ndjeksit mezi presin.

4-do iu lutesha mos të më bëni më pyetje rreth emisionit e çka ka shkuar, e rreth marëdhënies se krijuar aty. Jam Bruno Shemsho, jo veç Bruno i Për’puthen.”- shkruan ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco