Justin Bieber bën daljen e parë në publik që pas diagnostifikimit me sindromën 'Ramsay Hunt'

Justin Bieber bën daljen e parë në publik që pas diagnostifikimit me sindromën 'Ramsay Hunt'

09:40, 29/06/2022

Justin Bieber duket se po e merr veten teksa është shfaqur në publik për herë të parë pas diagnostifikimit me sindromën "Ramsay Hunt".

Ai dhe e dashura e tij janë duke kaluar pushimet në një ishull privat në Bahamas.

 

Justin dhe Hailey u ndalën në Sushi Park në WeHo për të ngrënë përpara se të niseshin për në shtëpi.

Ylli botëror zbuloi së fundmi sëmundjen e tij tronditëse, duke u thënë ndjekësve në ‘Instagram’ se vuante nga sindroma “Ramsay Hunt”, një virus që paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.

Ai u tha fansave se duhej të merrte pak kohë për t’u fokusuar në përmirësimin dhe shpjegoi se gjendja ishte arsyeja që ai duhej të humbiste shfaqjet e fundit.

Atij i’u desh që t’i anulonte koncertet pasi i duhej kujdes nga vetes së tij.

Në faqen e tij aktualisht thuhet se turneu i tij botëror do të rifillojë më 31 korrik 2022, në Itali./Lajmi.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco