Mes kritikave për dedikimet ndaj të dashurit, Fifi ngacmon me postimin e fundit teksa paralajmëron këngën e re

Mes kritikave për dedikimet ndaj të dashurit, Fifi ngacmon me postimin e fundit teksa paralajmëron këngën e re

09:02, 29/06/2022

Artistja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, së fundmi mori kritika të shumta në lidhje me një postim që ka bërë për partnerin e saj, Adis Patushin.

“Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty” – ka qenë fjalia e thënë nga këngëtarja që mori reagime të shumta, e në masë të madhe negative për mënyrën se si e ka portretizuar femrën.

E në bazë të kësaj, ajo ka bërë sërish një postim ku thotë se pavarësisht këtyre po merret me projekte të reja muzikore.

 

Tuna (Foto: Instagram)

“Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjërinë time, unë po paralajmëroj që për nja pesë apo gjashtë ditë del një super djegie me erëza ‘tallavaje’”, tha 27-vjeçarja.

“Në bashkëpunim me? Qëllojani me kë”, tha më tej ajo.

Komentet qenë po ashtu të shumta në hapësirën për komente, të fokusuar në atë që do të sjellë.

Realizimi i fundit mbetet “Melaqe” që gjithashtu është një duet me këngëtaren nga Maqedonia, Altuna Sejdiu – Tuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco