‘Ajo nuk do më zgjidhte, e zgjodha unë’, Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën

‘Ajo nuk do më zgjidhte, e zgjodha unë’, Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën

07:59, 28/06/2022

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar.

Ata janë prindër të një djali, Kridit, i cili pak javë më parë festoi dhe përvjetorin e dytë të lindjes.

Në këtë ditë speciale, producenti i propozoi Kleas për martesë.

Së fundmi, i ftuar në “Piter Pan”, Elgiti u pyet se si e bëri për vete Klean.

“Të ishte që të më zgjidhte ajo mua s’më zgjidhte por e zgjodha unë. Na takon ne meshkujve ta zgjedhim ne femrën dhe t’i mbushim mendjen që jemi të mirë”, tha ai.

Duke u ndalur tek propozimi romantik, ai tha ishte vonuar aq shumë për të bërë diçka të tillë.

 “Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë.

Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrakat, i harroj gjërat”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco