Miq apo ‘armiq’ pas ndarjes? Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë zgjidhjen ideale për ju

Miq apo ‘armiq’ pas ndarjes? Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë zgjidhjen ideale për ju

17:58, 27/06/2022

A mund të mbeteni miq të mirë me partnerin edhe pas ndarjes?! Pyetja një milion dollarëshe që po na mundon thuajse çdo ditë, përgjigjen e së cilës mesa duket po e vërtetojnë më se miri supermodelja Kendall Jenner dhe basketbollisti Devin Booker.

Image

Image

Prej disa muajsh, dyshja kishin nisur një romancë dashurie ku shfaqeshin më të lumtur se kurrë në rrjetet sociale, madje edhe deklaratat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit ishin të shumta. Në një nga episodet e sezonit të ri të ‘KUWTK’ Kendall u shpreh se tashmë po mendon seriozisht që në planet e së ardhmes të jetë dhe një fëmijë, madje edhe se Kris Jenner, mamaja e saj shpesh kohëve të fundit po ja rikujton këtë.

Image

Si duket, nisur nga jjo deklaratë e modeles gjërat mes çiftit janë ftohur disi. Një burim ka treguar se synimi i tyre i qartë por vitet në vijim është karriera dhe asnjëri nuk ka ndërmend të marrë hapa serioz në marrëdhënien e tyre, ndonëse ende duhen.

Lajmi se dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre u bë viral në rrjet, e mandaj u komentua më gjerë për faktin se të dy ata ende po vazhdojnë të kujdesen për njëri tjetrin edhe pas ndarjes.

Image

Disa prej nesh mendojnë se ajo gjë është tërësisht e gabuar, pasi kur një romancë ndërpritet nuk duhet të ekzistojë asnjë raport mes dy ish-partnerëve dhe kjo gjë është tërësisht e gabuar, por në një kampus tjetër paralel zgjidhja më e mirë është që pas ndarjes të mbeteni dy ish shokë, ashtu siç Kendall dhe Devin po bëjnë.

Por a ka mundësi që Kendall dhe Devin të kthehen së bashku një ditë? “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë këtë punë”, tha burimi për E!Neës, “por që tani janë të ndarë”.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco