‘Mfal që nuk jam rujt...’/ Deklarata e Fifit për Adisin ndez debate në rrjet, sa komentohet koncepti i virgjërisë sot?

‘Mfal që nuk jam rujt...’/ Deklarata e Fifit për Adisin ndez debate në rrjet, sa komentohet koncepti i virgjërisë sot?

17:19, 27/06/2022

“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty” ishte një  nga thëniet e deklaratës së dashurisë që këngëtarja e njohur Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi shkroi publikisht në rrjete sociale për dashurinë e saj të jetës, Adis Patushin. Deklaratë kjo e cila ka ndezur mjaft diskutime në rrjet pasi në kontekstin e saj të parë dukej se këngëtarja dëshironte të tregonte se pendohej për gjithçka kishte kaluar në jetë dhe se shpirtin e trupin do t’ia falte së pari partnerit të saj aktual.

Image

Menjëherë pas deklaratës së Fifit, ishte gazetarja Zhaklin Lekatari e cila e ka ‘dënuar’ këtë shprehje të këngëtares duke u shprehur se nuk ka asnjë të drejtë që të tejçojë mesazhe të gabuara tek vajzat e reja pasi ata nuk duhet të ruhen për një partner, madje se virgjëria është thjesht një koncept fetar e as nuk është vërtetuar kurrë shkencërisht.

‘Unë do të doja ta kisha ruajtur veten për ty’ ishte një  frazat që Fifi kishte përdorur të cilën Zhaklin e cilësoi si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një grua në shekullin 21.

Image

Ajo u shpreh se nuk i interesonte aspak se çfarë bën këngëtarja me jetën e saj por nëse ajo mendon se vlerën ia jep partneri që ka në krahë atëherë duhet ta mbajë për vete dhe jo të flasë budallallëqe në publik.

Image

Prej disa ditësh, kjo “luftë’ e nisur mes dy vajzave të showbizit është komentuar gjatë në rrjet duke shkaktuar polemika të ndryshme. Kjo sepse, sipas disa gazetarëve përmendim këtu edhe moderatoren e njohur Dalina Buzi u shpreh se deklarata e Fifit ishte thjesht për të treguar se tashmë nuk kujtonte asnjë nga ‘ishat’ e saj dhe se do të dëshironte që Adisin ta kishte njohur më parë.

Image

Dhe në fakt kështu ndodhi. Koncepti i virgjërisë mbetet një nga temat më të komentuara në rrjet, sidomos kur përfshihen dy ose më shumë palë në diskutime.

A duhet që secili nga të komentojë dëshirat ose mënyra se si Fifi, Ana apo Desara kanë menduar ta krijojnë jetën e tyre? A duhet të jemi në gjykues për mënyrën se si ata i shprehin ndjenjat?

Pa diskutim, mendoj që jo. Jemi ne ato të cilat vendosim se kur e ndjejmë ta humbim virgjërinë apo mënyrën se si në mendjen tonë kemi ëndrruar gjithmonë momentin ‘ta ruajmë veten për dikë’.

Kjo do të thotë se në një moment kyç të jetës sonë njohja dhe vënia përballë dikujt që plotëson ‘idealin’ tonë secila nga ne e ka ëndërruar si të parin e jetës. Kur flasim si të parin konceptojmë si njeriu më të cilin dëshiron të qeshë, flasë dhe kalojë të gjitha gëzimet apo sfidat e jetës.

A duhet ta gjykojmë mendimin, idenë e formuar në mendje dhe shpirt se si partneri i saj duhet të ishte i pari? Mendoj që jo. Nuk po flasim për të parin këtu në konceptin e humbjes së virgjërisë, ashtu si Lekatari e kishte komentuar, por të parin si njeriu me të cilin dëshironte të ndante gjithçka, mesazh ky që Fifi dëshironte të përcillte.

Image

Image

Ndonjeherë të tilla tema janë kaq të mëdha dhe të diskutueshme sa edhe mesazhet që artistët po përcjellin te publiku po dalin si të gabuara.

Vajzat dhe gratë ne shekullin 21 po e zgjedhin vetë mënyrën se si të shprehin ndjenjat apo zgjedhjen e partnerit dhe askush nga ne nuk e ka ‘privilegjin t’i gjykojë’.

A është e gabuar ta konsiderojmë një njeri si të “parin e jetës” për aq kohë sa me të po bën të gjitha çmenduritë dhe po përjetojn ndjenjat relativisht të bukura? Epo, gjykojeni ju!

K.A

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco