'Virgjëria nuk ekziston', Zhaklin i kundërvihet Fifit, Dalinës e grave të tjera

'Virgjëria nuk ekziston', Zhaklin i kundërvihet Fifit, Dalinës e grave të tjera

16:26, 27/06/2022

Këngëtarja e njohur, Fifi dhe gazetarja Zhaklin Lekatari janë përplasur me njëra tjetrën së fundmi në rrjete sociale.

Gjithçka nisi pas një postimi të Fifit për të dashurin e saj, Adisin të cilit i shkruante- “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”. Më pas, Zhaklin reagoi me anë të një videoje ku tha se u zgjua e “neveritur” nga deklaratat e Fifit.

Në mbrojtje të Fifit erdhi dhe Dalina Buzi e cila tha se duhet ta lëmë Fifin të dashurojë dhe se ka cdo të drejtë të ketë ato mendime.

Por Zhaklina nuk e ka lënë me kaq pasi në postimin e saj të fundit ajo thekson se virgjëria nuk ekziston e për pasojë këto janë mendime të gabuara që nuk përcjellin mesazhin e duhur. Sipas saj

“Mosnjohja e anatomisë bazike të trupit të gruas, ka sjellë pasoja të mëdha, politike, historike, njerëzore sociale. Virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor. Virgjëria duke mos ekzistuar nuk përcakton moralin e askujt dhe mbi të gjitha nuk ka pse të ruhet. Nuk ruajmë dot diçka që nuk ekziston. Prandaj Fifi, Dalina, Katerina e çdo grua që e mendon veten si objekt, mjaft rritët stigmën dhe standartet e dyfishta dhe mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave dhe grave. Për sa kohë liria e Fifit për të thënë t***lliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë. Kë ndodhet kufiri? Te “bonsesni’ dhe etika, te liritë e individit dhe jo skllavërimi i tij ne shekullin e 21”- u shpreh Zhaklina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco