Kanye West nderon mikun e tij dhe nuk harron të përmendë Kim Kardashian në skenë

Kanye West nderon mikun e tij dhe nuk harron të përmendë Kim Kardashian në skenë

16:12, 27/06/2022

Kanye West i dha fund “pauzës” së tij me një paraqitje surprizë në shfaqjen e “BET Awards”, duke i dhuruar reperit “Diddy” (Sean Combs) çmimin për arritje jetësore. Reperi mahniti audiencën kur doli në skenë, me fytyrën e mbuluar plotësisht nga një kapele, syze dielli dhe një maskë.

Pasi tha fjalët më të mira për mikun dhe kolegun e tij, West përshkroi se kishte shkuar te Combs për “këshilla” gjatë viteve, ai nuk harroi as të përmendte ish-gruan e tij, Kim Kardashian.

“Ky njeri u ka mbijetuar shumë gjërave dhe ka thyer shumë dyer, në mënyrë që ne të jemi këtu sot. Ai theu kaq shumë dyer për klasicizmin, shijen, kulturën, rrëmujën. Nëse nuk ta kam thënë kurrë … të dua. Ai frymëzon kaq shumë nga zgjedhjet e mia të jetës dhe zgjedhjet e gruas sime”- tha me shaka Kanye duke iu referuar Kim Kardashian.

Image

Mesa duket kjo këshillë nga Diddy nuk paska qenë më e mira për Kanye, por tashmë ai po e merr me sportivitet dhe duke bërë shaka.

Kanye gjithashtu iu referua pauzës së tij, duke thënë: “Unë thjesht dua të deklaroj veten ligjërisht të vdekur për një vit. Unë thjesht dua të jem jashtë rrjetit”. Në këtë mënyrë ai konfirmoi dhe largimin e tij nga skena dhe muzika të paktën për në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco