Summer Walker, nënë për herë të dytë

Summer Walker, nënë për herë të dytë

11:37, 27/06/2022

Artistja e njohur, Summer Walker zbuloi se po bëhet nënë për herë të dytë. 

Këngëtarja e “No Love” njoftoi lajmin emocionues në një ‘live’ në Instagram të shtunën pasdite (25 qershor).

“Njerëzit më pyesin nëse jam shtatzënë… Unë jam dhe jam shumë e lumtur për këtë’, u tha artistja miliona ndjekësve të saj, shkruan People.

“Shumë e emocionuar për këtë. Unë jam shumë e emocionuar sepse do të jetë ndryshe nga sa ishte më parë. Është vërtet paqësore, vërtet e lumtur, shumë ndihmë, shumë dashuri”, tha tutje ajo.

Artistja “Yummy”, e cila është një nga yjet e kopertinës digjitale të “Essence” këtë muaj, vazhdoi duke thënë se ishte e rëndësishme që ajo të merrte kontrollin mbi ndarjen e lajmeve këtë herë – diçka që ajo nuk mund ta bënte në fëmijën e parë, vajzën 1-vjeçare Bubbles , të cilën e ndan me producentin London On Da Track.

“Arsyeja e vetme që po them diçka është sepse herën e fundit u ndjeva shumë e pa respektuar që njerëzit nuk më lanë ta them vetë këtë”, tha ajo.

“Njerëzit po më fotografonin në dyqan – e di që vjen me punën që bëjë, por njerëzit më fotografuan dhe e dërguan në The Shade Room para se të mund të shpallja shtatzëninë time. Mendova ishte shumë mungesë respekti dhe më mërziti shumë”, tha ndër tjera ylli i muzikës.

Walker – e cila ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me LVRD Faraonin që nga nëntori – zbuloi se ajo dhe reperi, emri i vërtetë i të cilit është Larry, kanë bërë tatuazhe emrat e njëri-tjetrit në fytyrat e tyre në një postim në Instagram.

Përpara romancës me Faraonin, Walker ishte në një lidhje me reperin London On Da Track, sipas Complex. Megjithatë, në fund të tetorit, artistja e “Playing Games” kishte zbuluar se ajo ishte “zyrtarisht beqare” në një postim në Instagram. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco