Revista amerikane për rikthimin e Sunny Hill: Ndodhi pas mosmarrëveshjeve politike

Revista amerikane për rikthimin e Sunny Hill: Ndodhi pas mosmarrëveshjeve politike

00:06, 27/06/2022

Revista amerikane “Billboard” ka shkruar për rikthimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ata kanë shkruar se Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë bashkuar forcat për ta rikthyer festivalin në shtëpinë e tij.

Më herët, ata kishin raportur edhe se arsyeja e vendimit për zhvendosjen e festivalit në Tiranë, kishte qenë mosmarrëveshja politike mes qeverisë dhe komunës.

“Qeveria Kosovës dhe autoritetet në kryeqytet bashkuan forcat të hënën e 20 qershorit për të rikthyer në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor të themeluar nga babai i kantautores Dua Lipa, i cili ishte zhvendosur pas një mosmarrëveshjeje me organizatorët e tij”, thuhet në raportimin e tyre.

Shkrimi gjithashtu përmbanë edhe informacione të tjera rreth festivalit, ku thuhet se bëri debutimin e tij në Prishtinë në vitin 2018 dhe u mbajt sërish në vitin 2019, duke tërhequr artistë ndërkombëtarë, përfshirë Dua Lipën.

Sipas tyre, ky festival e ka promovuar shumë Kosovën dhe treguan për pauzën gjatë vitit 2022 dhe 2021 për shkak të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco