Pak ditë pas ndarjes së saj nga jeta, djali i Vjosa Berishës bën dedikimin emocionues

Pak ditë pas ndarjes së saj nga jeta, djali i Vjosa Berishës bën dedikimin emocionues

12:44, 26/06/2022

Vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta djali i Vjosa Berishës ka kujtuar nënën e tij nëpërmjet një albumi fotografish që ai i ka ndarë me miqtë e tij të “Facebook-ut”.
Ai ka kujtuar momentet e bukura të tyre duke zgjedhur disa nga fotot e fëmijërisë së tij ku të gjithë duken të lumtur dhe të buzëqeshur krah njëri-tjetrit.

Krahas fotove Lekë Berisha, djali i Vjosa dhe Fatos Berishës ka shkruar:
“Deri në përqafimet tona të ardhshme. Të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej Ota”, kanë qenë këto fjalët që ai ka  kujtuar me mall nënën e tij e cila nuk arriti të mposhte sëmundjen e rëndë që i mori jetën.

Image

Vjosa Berisha do të kujtohet gjithmonë si një njeri pozitiv e cila e donte jetën dhe nuk i trembej asnjë sfide me të cilën përballej.

Personazhe të njohur publikë pas lajmit të hidhur të vdekjes së saj kanë shprehur fjalët më të bukura kushtuar Vjosës së bukur e cila na mësoi se jeta ja vlen të jetohet po aq natyrshëm edhe kur njeriu gjendet përballë sfidave të mëdha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco