‘Më mirë mos me e festu fare’/ Sara ishte gati të anulonte ditëlindjen, për këtë arsye

‘Më mirë mos me e festu fare’/ Sara ishte gati të anulonte ditëlindjen, për këtë arsye

10:39, 26/06/2022

Pak ditë më parë partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha festoi 30 vjetorin e saj.

Në një festë shumë të bukur, ajo bëri bashkë miqtë e saj më të mirë, kolegët dhe familjarët. Këtë datë të shënuar për të, Sara e dokumentoi përmes një vlogu, i cili u publikua dje.

Videon e plotë të ditëlindjes bukuroshja e ndau me ndjekësit e saj në Instagram dhe Youtube, duke nisur nga para-përgatitjet e deri në brendësi të festës.

Por duket se pak para se gjithçka të niste, diçka e bëri Sarën pothuajse të hiqte dorë nga festa.

Teksa po bëhej gati, Sara telefonon Ledrin për ta pyetur se ku është. Për shkak të trafikut, reperi së bashku me vëllanë e bukuroshes ndodheshin shumë larg dhe e lajmërojnë se nuk mund të arrinin dot në kohë.

Kjo gjë mërzit Sarën e cila shprehet se njerëzit më të dashur të saj nuk do të jenë në momentin e hapjes. Në një moment të tillë, Sara nuk kursen as ironitë teksa i drejtohet Ledrit me fjalët: “s’ka gjë, hajde kur të mbarojë festa”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco