Luana Vjollca dhe MC Kresha në një bashkëpunim?

Luana Vjollca dhe MC Kresha në një bashkëpunim?

09:37, 26/06/2022

Javë e re, këngë e re! Ashtu siç na kishte premtuar, moderatorja Luana Vjollca vazhdon me publikimet e këngëve të saj, pjesë e projektit “Thuaje”.

Këto këngë të shoqëruara me videoklipe, janë ndërthurje e rrëfimeve personale të Luanës dhe sensibilzimit për kauzat sociale që lidhen me vajzat me gratë.

Radhës i erdhi projekti i pestë, i cili është shumë i veçantë.

Ndryshe nga 4 këngët e publikuara deri më tani ku Luanën e kemi parë solo, në këtë projekt ajo ka bashkuar forcat me një ndër artistët më të suksesshëm shqiptarë.

MC Kresha do të jetë i ftuari special në këtë projekt të Luanës.

Edhe pse artistët ende nuk e kanë reaguar rreth këtij dueti, ka qenë “Prive” që e ka zbuluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco